image Rriten kërkesat për lajme në Itali, si po ia dalin gazetarët?

Botë

Siguri/ Rriten kërkesat për lajme në Itali, si po ia dalin gazetarët?

news image

Media italiane vazhdon të luajë një rol kyç në mbulimin e krizës së koronavirusit, nën kushte sfiduese ndërsa pandemia zgjeron kthetrat mbi vendin.

Disa gazetarë kanë rezultuar pozitivë për virusin, me la stampën që mbylli zyrat e saj në Torino të enjten për një dezinfektim të plotë pasi një pjesëtar i stafit rezultoi pozitiv.

Gazetarët e gazetave tani punojnë nga shtëpia pasi pronarët vendosën javën e kaluar të adaptonin politikën. Të tjera të përditshme të mëdha, mes të cilave Corriere Della sera dhe La Repubblica, kishin implementuar punën nga shtëpia që më herët. Gazetarët e televizionit shtetëror RAI, vazhdojnë të raportojnë nga rajonet më të goditura nga virusi. Një gazetar i Rait ka rezultuar pozitiv më herët këtë muaj e po ashtu edhe pjesëtarë të stafit të SKY tg 24 dhe Mediasetit.

“Ne po vazhdojmë të punojmë, me turne dhe pauza”, thotë Angelo Amelio, gazetar i Rai news 24. Gazetarët që kanë qenë në vijën e frontit janë vendosur në vetëizolim.

Në zyrë ne vazhdojmë të punojmë edhe pse turnet janë pak më të vështira. Ne po marrim masa, mbajmë maska mbrojtëse dhe doreza dhe ruajmë distancën mes njëri tjetrit. Kemi një dhomë mbledhjesh që ka hapsirë për maksimumi gjashtë persona dhe tani hyjnë atje vetëm tre. Ashtu siç ndodh edhe me median në pjesën tjetër të botës, industria italiane është e varur jo pak nga stafi që punon me kontrata freelance që nuk garantojnë pagesën e sëmundjeve apo sigurimin shëndetësor. Dhe problemi mund të bëhet kritik.

Ndërsa Italia është vendosur e gjitha nën karantinë, stendat e shitjes së gazetave janë mes atyre domosdoshmërive që janë lejuar të qëndrojnë të hapura. Njerëzit janë të ngujuar në shtëpitë e tyre për të paktën deri në 25 mars, dhe ata po lexojnë gjithnjë e më shumë gazeta dhe po shohin gjithnjë e më shumë lajmet. /Gazeta Sinjali/