image Rrihet rëndë nga dy persona në Pejë, vëllai i tij tenton ta shpëtojë duke i gjuajtur ata me gurë

Siguri

Rrihet rëndë nga dy persona në Pejë, vëllai i tij tenton ta shpëtojë duke i gjuajtur ata me gurë

news image

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person tjetër, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 16:15, në rrugën “Beteja e Qafë Broqit” në Pejë.

Për t’i dalë në ndihmë atij, vëllai i tij ka filluar të hedhë gurë në drejtim të të dyshuarve, me ç’rast ka goditur edhe veturën e Policisë së Kosovës, që kishte shkuar në vendin e ngjarjes.

Ai është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, por prokurori ia ka shqiptuar atij masën e ndalimit, për disa vepra penale që dyshohet se i kishte kryer më parë.

Ai është nën mbikëqyrjen policore.

Ndërkaq, këto burime i thanë Sinjalit se dy të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/