Po shtohen çdo ditë e më shumë rastet e dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Një e tillë është raportuar edhe nga Prizreni.
Gazeta Sinjali ka mësuar prej burimeve se dje në orën 00:00 në rrugën “Ardianët”, një burrë e një grua kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Burimet tregojnë se të dy janë shoqëruar në stacionin policor. Burri dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit.
Të dyve u është ofruar edhe tretman mjekësor. /GazetaSinjali/