image Rrihen mes vete 5 persona në Gjakovë, përfshihet edhe një vajzë

Siguri

Rrihen mes vete 5 persona në Gjakovë, përfshihet edhe një vajzë

news image

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë janë arrestuar 5 pesë persona, mes tyre dhe një vajzë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që të dyshuarit kishin pasur mes vete.

Pas kësaj ngjarje katër nga të dyshuarit pas lëndimeve trupore të marra kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendimin e prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/