image Rrihen me mjete të forta dy persona në Prishtinë, një 45-vjeçar përfundon në prangat e policisë

Siguri

Rrihen me mjete të forta dy persona në Prishtinë, një 45-vjeçar përfundon në prangat e policisë

news image

Dje, rreth orës 19:00 në rrugën “Elena Gjika” në Prishtinë dy persona janë përleshur mes vete me mjete të forta, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Gazetën Sinjali, se njëri nga personat e përfshirë në rrahje ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta. Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore“, tha ai.

Ai bërë të ditur se lidhur me këtë rast në prangat e Policisë së Kosovës ka rënë 46-vjeçari me iniciale N.V., i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.Gazeta Sinjali/