Një lokal është djegur në Ferizaj nga një shtyllë elektrike. Raportohet se një kompani kishte qenë duke i kryer disa punime afër lokalit të tij, ku ishte rrëzuar një shtyllë elektrike.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se për shkak të rrëzimit të shtyllës elektrike është përfshirë nga zjarri ky lokal.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në afërsi të lokalit të tij një kompani që është duke kryer punime kanë rrëzuar një shtyllë elektrike, ku si pasojë dyshohet se është përfshirë në zjarr lokali i tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/