image Rrëzohet një punëtor nga një ndërtesë në Lipjan

Siguri

Rrëzohet një punëtor nga një ndërtesë në Lipjan

news image

Një punëtor është rrëzuar aksidentalisht nga objekti ku ka qenë duke punuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 17:58 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Siç ka raportuar policia përmes raportit 24 orësh, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.

“Raportohet se viktima mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Gazeta Sinjali/