image Rrëzohet një punëtor në vendin e punës në Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Siguri

Rrëzohet një punëtor në vendin e punës në Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

news image

Dje rreth orës 17:20, një person në Fushë Kosovë, është rrëzuar nga objekti ku ishte duke punuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK pasi që ka pësuar lëndime trupore.

Policia po ashtu ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, si dhe inspektori i punës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Njësit relevante dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/