Një helikopter është rrëzuar sot në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe bëhet fjalë për një helikopter të MPB-së, M 17.
Mësohet se helikopteri me pesë persona në bord u rrëzua sapo tentoi të ngrihej. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, si dhe raportohet për lëndimin e njërit prej 5 personave. /Gazeta Sinjali/