Një aeroplan i përmasave të vogla është rrëzuar para një turme në një plazh në New Hampshire të SHBA-së.
Pamjet treguan spërkatje të ujit në ajër teksa avioni me një motor u rrëzua në valë të detit, ku sipas mediave amerikane, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa piloti ka arritur të shpëtojë.
Ky moment është kapur me kamerë nga disa të pranishëm të cilat i kanë shpërndarë pamjet në rrjete sociale.