Të paktën pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror në Meksikë, pasi një helikopter është rrëzuar sot në rajonin qendror të Meksikës Aguascalientes.
Momenti i rrëzimit të helikopterit është kapur nga kamerat e sigurisë.
Në videon e transmetuar nga mediet meksikane, shihet helikopteri që humbet kontrollin, e për pasojë rrëzohet në tokë.
Për fat të keq asnjë nga pesë pasagjerët që ndodheshin në bordin e helikopterit nuk mbijetuan.
Mes viktimave është edhe një zyrtar i lartë i pushtetit vendor.
Edhe pse hetimet për shkakun e aksidentit janë duke vazhduar, guvernatori Teresa Jimenez Esquivel tha në një konferencë për shtyp se nuk ka të dhëna për aktivitet kriminal.