Dy persona kanë vdekur në SHBA si pasojë e rrëzimit të një aeroplani ushtarak pranë Aeroportit Rajonal Montgomery në Alabama, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas drejtorit ekzekutiv të objektit, Marshall Taggar, avioni i cili ishte trajnues, u ngrit nga Columbus, Mississippi dhe ishte në rrugën e tij për në Tallahassee, Florida.
Më tutje, Forcat Ajrore deklaruan se do të mblidhet një bord i hetimit i sigurisë për të hulumtuar aksidentin./Gazeta Sinjali/