Mijëra qytetarë të Kosovës këtë javë kanë kaluar fundjavën në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia kufitare në Morinë ka konfirmuar se duke filluar nga ora 09:00 të së shtunës kanë kaluar në Shqipëri rreth 1 mijë e 700 automjete dhe rreth 4.700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.
Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT(Instituti Shqiptar i Statistikave) në muajin tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 124.492 shtetas nga Kosova, krahasuar me 92001 shtetas që kanë hyrë në tetorin e vitit 2019, duke shënuar një rritje prej 35.3%.
Kurse në periudhën janar-tetor të vitit 2019 kanë hyrë në Shqipëri 2.096.989 persona nga Kosova, ndërsa në janar-tetor të këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 1.223.770 persona.
Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë në Shqipëri mendojnë se turizmi shqiptar mbijetoi këtë sezon falë turizmit patriotik.
52.55% e numrit total të vizitorëve të huaj në periudhën janar- tetor të këtij viti janë shtetas nga Kosova. Për këtë 10-mujor në total Shqipërinë e kanë vizituar 2.328.641 të huaj apo 60,2% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ku 1.223.770 persona nga shifra totale janë vizitorë nga Kosova. /Gazeta Sinjali/