image Rreth dy orë bisedime, Macron e Putin diskutojnë për tensionet në Ballkan

Botë

Rreth dy orë bisedime, Macron e Putin diskutojnë për tensionet në Ballkan

news image

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një video-konferencë gjatë së cilës janë zotuar për bashkëpunim më të thellë lidhur me krizat ndërkombëtare. Putini tha se diskutimet kanë prekur krizat në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe tensionet në rajonin e Ballkanit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi, tha zyra e tij, të premten.

Deklarata u bë e ditur pas bisedës mes dy liderëve.

Macron, gjatë muajve të fundit ka ndjekur një politikë të afrimit me Rusinë, duke arritur pajtim me Putinin, për çështjet kryesore të mosmarrëveshjeve, siç është situata në Ukrainë, një qasje që i ka shqetësuar disa aleatë të Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës me presidentin rus, Macron ka shprehur “shqetësimin për forcimin e pranisë turke në Libi”, tha zyrtari francez, raporton AFP.

Ai tha se gjatë dy orësh bisedimesh, Putin kishte ftuar Macronin për vizitë në Rusi dhe presidenti francez e kishte pranuar ftesën, megjithëse nuk është caktuar asnjë date e realizimit të saj./Gazeta Sinjali/