image Rreth 800 gjoba u shqiptuan dje për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Siguri

Rreth 800 gjoba u shqiptuan dje për mosrespektim të masave kundër COVID-19

news image

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shqiptuar 798 gjoba në bazë të ligjit antiCOVID-19.

Në statistikat e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se numri i tiketave të trafikut është më i madh se i atyre për shkeljen e masave kundër koronavirusit.

Gjatë ditës së djeshme, kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku, ku 18 prej tyre janë me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, nga kjo shifër 15 janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona në vuajtje të dënimit./ Gazeta Sinjali /