image Rreth 6 mijë persona të arrestuar në të gjithë Rusinë pas ditës së katërt të protestave

Botë

Rreth 6 mijë persona të arrestuar në të gjithë Rusinë pas ditës së katërt të protestave

news image

Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5,942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin që kur Kremlini urdhëroi një pushtim të Ukrainës.

Sipas të dhënave të fundit, 2802 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën, raporton gjithashtu OVD-Info. Vetëm në Moskë u arrestuan 1275 persona.

Deri më tani nuk ka pasur indikacione për protesta të hënën, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes.

Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në të dhënat kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit”.

/GazetaSinjali/