Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i personave pa vende të punës ka arritur në shifra rekorde.
Sipas të dhënave të Departamentit të Punës, rreth 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar benefite që u takojnë të papunëve për javën e 21 marsit.
Rekordi i kaluar ishte shënuar në vitin 1982, kur numri i të papunëve kishte arritur në 695,000.
Lajmi për numrin e të papunëve vjen pas mbylljes së: restoranteve, teatrove, hoteleve dhe palestrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht është raportuar për mbi 69 mijë persona të infektuar me koronavirus, derisa janë shënuar rreth 1,046 persona./Gazeta Sinjali/