image Rreth 3 mijë persona u vaksinuan kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë - Sinjali

Rreth 3 mijë persona u vaksinuan kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Gjatë 24-orëve të fundit numri i dozave të administruara është 3 mijë e 639. Ndërkohë, në muajt e kaluar brenda 24-orëve administroheshin edhe mbi 20 mijë vaksina.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë dhënë 1 milion e 572 mijë e 626 vaksina.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 839 mijë e 518 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./GazetaSinjali/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Shpërndaje artikullin