Tashmë kanë mbetur edhe 24 orë nga fillimi i sezonit të tretë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 3”.
Këtë edicion ky format pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të dytë, me aq sa ka deklaruar produksioni, ka bërë ndryshime drastike duke filluar nga teknologjia, prezantuesi e deri te numri i banorëve.
Nesër pritet t’ia fillojnë garës dyfishi i numrit të banorëve të edicionit të kaluar.
Ndryshe ngaqë jemi mësuar, kësaj radhe ky format do të udhëhiqet nga Ledion Liço.
Siç ka deklaruar, Sara Hoxha, teknologjia e cila do të përdoret për manovrimin e çdo situate brenda shtëpisë është goxha më e përsosur se ajo e kaluara.
Rolin e opinionistëve edhe sivjet do ta ketë Arbër Hajdari, të cilit do t’i bashkohet edhe ish-deputetja Oriela Nebiaj, e cila bën një rikthim në botën e televizionit pas angazhimit të saj si ligjvënëse.
Banorët të cilët pritet të bëhen pjesë e BBVA3 nesër:
Romeo Veshaj
Julian Deda
Egla Ceno
Drini Zeqo
Meriton Mjekiqi
Vesa Smolica
Lediona Xheladina
Ervin Gonxhi
Sara Gjordeni
Roza Rati
Rike Roci
Gabriel Mezini
Gaz Ujkashi
Alfio Rrotani
Elvis Myrtaj
Heidi Baci
Klodian Duro
Bardhi
Dea Vieri
Fatjon Kuqari
Albi Nako
Arta Kabashi
Meri Shehu