image Rreth 200 hektarë përfshihen nga zjarri në Suharekë, flakët po përhapen me shpejtësi

Siguri

Rreth 200 hektarë përfshihen nga zjarri në Suharekë, flakët po përhapen me shpejtësi

news image

Fshati Studençan dhe fshati Tërnje në Suharekë janë kapluar nga zjarri gjatë pasdites të së dielës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, në një prononcim për Sinjalin ka bërë të ditur se nga zjarri është përshirë një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre.

Sipas tij flakët janë duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta.

Diku rreth 200 hektarë me shkurre dhe grurë dyshohet se janë përfshirë nga zjarri”, tha ai për Sinjali.

Ai shtoi se departamenti i zjarrfikësve bashkë me qytetarët dhe policinë  janë në vend të ngjarjes duke e lokalizuar zjarrin.

Videon mund ta shikoni KËTU.

/Gazeta Sinjali/