image Rreth 20 mijë persona janë infektuar me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Rreth 20 mijë persona janë infektuar me COVID-19 në Kosovë

news image

Që nga 13 marsi i këtij viti, kur edhe u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, janë testuar 94 mijë e 456 persona të dyshimtë në virusin SARS-COV-2.

19 mijë 842 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 nga të infektuarit kanë vdekur.

15 mijë 520 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 3 mijë e 641.

“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-COV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/