Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur në Kosovë u regjistruan dy rastet e para me COVID-19, e deri më tani, janë konfirmuar 97 mijë e 467 raste të infektimit me këtë virus, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 1 mijë e 976 kanë ndërruar jetë.
Ndërkaq, 81 mijë e 561 të tjerë janë shëruar nga ky virus.
Kështu numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13 mijë e 390./Gazeta Sinjali/