image Rreth 12 milionë import grurë kanë hyrë në Kosovë nga Serbia që nga heqja e taksës

Kosovë

Dogana/ Rreth 12 milionë import grurë kanë hyrë në Kosovë nga Serbia që nga heqja e taksës

news image

Afro 12 milionë kilogram grurë nga Serbia janë futur në Kosovë që kur është hequr taksa ndaj produkteve serbe.

Të dhënat e importit të Doganës së Kosovës dëshmojnë se nga 1 prilli i këtij viti deri më tani janë importuar 13.4 milionë kilogram grurë jo durum  në vlerë 2.6 milionë euro dhe 2.3 milionë kilogram grurë durum me afro gjysmë milioni euro vlerë.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe, të dhënat tregojnë se janë importuar nga ky shtet rreth 2 milionë kilogram miell gruri.

Që nga heqja e taksës për mallrat serbe, në Kosovë janë futur saktësisht 1497 dërgesa.

“Nga data 1 prill e deri tani kemi rreth 12 milion import te produkteve nga Serbia ose rreth 1497 dërgesa derisa nga Kosova për në Serbi kemi eksport rreth 800.000 mije euro”, ka thënë për Infokus përmes adresës elektronike Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Në këto importe dominon industria ushqimore, si dhe ajo kimike, ndërkaq në eksport janë disa produkte bimore dhe industri ndërtimore./ Gazeta Sinjali/