image Rreth 100 vetura të autoshkollave 'bllokojnë' rrugët në Prishtinë, kërkojnë rifillimin e punës

Kosovë

Rreth 100 vetura të autoshkollave ‘bllokojnë’ rrugët në Prishtinë, kërkojnë rifillimin e punës

news image

Rreth 100 vetura të autoshkollave kanë “bllokuar” kryeqytetin, si shenjë proteste, të cilët kërkojnë mbajtjen e provimeve të qytetarëve të cilët kërkojnë të kenë lejen e patentë shoferit.

Federata e Autoshkollave të Kosovës ka organizuar protestë për shkak se Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve

Rreth 100 vetura të auto-shkollave kanë parakaluar nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.

Ata kishin protestuar para ministrisë edhe ditë më parë, me të njëjta kërkesa, por që ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse. / Gazeta Sinjali/