image Rreth 100 mijë familje mbesin pa shtëpi pas shpërthimit në Beirut

Botë

Rreth 100 mijë familje mbesin pa shtëpi pas shpërthimit në Beirut

news image

Bazuar në një vlerësim paraprak nga Fondacioni për Fëmijët i OKB-së (UNICEF), shpërthimi masiv në Bejrut shkatërroi shtëpitë e rreth 80 mijë-100 mijë familjeve.

“Më shumë se 120 shkolla në kryeqytetin e Libanit u dëmtuan dhe duhet të rregullohen shpejt përpara fillimit të vitit të ri shkollor”, tha zëdhënësja e UNICEF, Marixie Mercado, në një konferencë për shtyp të OKB-së në Gjenevë.

“Nevojat humanitare janë të menjëhershme dhe ato janë të mëdha”, shtoi ajo.

Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Elizabeth Byrs paralajmëroi se shpërthimi në portin e Bejrutit mund të kufizojë më tej furnizimet ushqimore dhe të rrisë çmimet e shitjes me pakicë në vendin që tashmë vuan nga një krizë ekonomike, si edhe nga COVID-19./Gazeta Sinjali/