image Rreshteri Afrim Bunjaku, polici i dytë që vritet në veri, pas Enver Zymerit

Siguri

Rreshteri Afrim Bunjaku, polici i dytë që vritet në veri, pas Enver Zymerit

news image

Foto ilustruese


Një ngjarje tragjike po shënon ditën e sotme në vendin tonë, pasi është kryer një sulm i cili po cilësohet terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara është vrarë një rreshter i policisë e një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportohet polici i vrarë mëngjesin e sotëm është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Zyrtari i forcave të rendit, u qëllua për vdekje në orën 2:34 të mëngjesit, në një pritë nga bandat kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit. Teksa, pos tij, në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një tjetër polic, teksa zyrtari tjetër mbet i lënduar nga vendi i ngjarjes.

Në veri të vendit, më 26 korrik të 2011-tës, gjatë aksionit të forcave të republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në veri të vendit, u vra në detyrë edhe Enver Zymeri, polici nga Dubovci i Vushtrrisë.

Këtë sulm tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga të cilët u bë e ditur se vrasja ndodhi në orën 02:45 të mëngjesit, ku dyshohet se personat e maskuar e të pajisur me armë të rënda, e kanë bllokuar me dy kamionë rrugën Mitrovicë-Leposaviq, dhe kanë filluar të shtënë në drejtim të automjetit policor.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar”

“Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri”, thuhet ndër tjera në njoftimin e PK-së.

/GazetaSinjali/