image Rrëqethëse: Infermierja e QKUK-së e shtrydhë bluzën nga djersët

Shëndetësi

Rrëqethëse: Infermierja e QKUK-së e shtrydhë bluzën nga djersët

news image

Tash e pothuajse gjashtë muaj, infermierët e Kosovës janë në vijën e parë të forntit në luftën kundër koronavirusit.

Një fotografi e infermieres Shqipe Kadriu duke shtrydhur bluzën e saj nga djersët ka marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Aktorja Aurita Agushi e ka ndarë me ndjekësit e saj fotografinë e infermieres, ndërsa atë e ka shpërndarë edhe deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi.

Agushi ka shkruar se tash e sa muaj me orë të tëra pa gjumë, pa pushim dhe larg familjes, infermierët e mjekët po qëndrojnë afër pacientëve me COVID-19. /Gazeta Sinjali