image Rrënohet një objekt i ndërtuar në pronën komunale të Gjilanit

Kosovë

Rrënohet një objekt i ndërtuar në pronën komunale të Gjilanit

news image

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka rrënuar edhe një objekt, i cili po ndërtohej në pronën komunale, në lagjen “Arbëria”.

Drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë në pronën komunale, por as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë pa leje.

Ai ka paralajmëruar se përpos rrënimit, këta persona do të përballen edhe me organet e drejtësisë, pasi uzurpimi i pronës komunale konsiderohet vepër e rëndë.

Drejtori i Inspeksionit në Gjilan ka njoftuar, po ashtu, se do të vazhdojnë edhe lirimin e hapësirave publike nga rrethojat e metalta në qytet./Gazeta Sinjali/