image Rregullimi i veturës çon në përleshje fizike dhe përdorim të armës, arrestohen dy persona në Vushtrri

Kosovë

Rregullimi i veturës çon në përleshje fizike dhe përdorim të armës, arrestohen dy persona në Vushtrri

news image

Policia në Vushtrri ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje në lidhje me rregullimin e një veture janë përleshur fizikisht, përcjellë Gazeta Sinjali.

Me pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë së martës në fshatin Dobërlluk.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një revole të kalibrit 7.65 mm, një karikator me tre fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili pas intervistimit të të dyshuarve ka rekomanduar që të njëjtit të lirohen./Gazeta Sinjali/