image Rrëfimi tronditës i amerikanes që vrau burrin: Ai qeshte përderisa shokët e tij më dhunonin

Botë

Botë/ Rrëfimi tronditës i amerikanes që vrau burrin: Ai qeshte përderisa shokët e tij më dhunonin

news image

Një grua nga Ohio i Shteteve të Bashkuara, e cila është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e burrit të saj, ka thënë se e ka qëlluar atë aksidentalisht me armë në kokë para se të kërkonte ndihmë nga fëmijët e vet që ta varrosnin atë në oborr.

Ajo u ankua se burri i saj ushtronte kontroll të plotë ndaj saj dhe ishte abuzues. Asaj i kujtohej një rast kur, siç tha ajo, shokët e burrit e dhunonin, ndërsa ai vetëm qeshte dhe shikonte.

“Ende isha adoleshente dhe mendoja se kisha rënë në dashuri, por tash do të doja të mos e kisha takuar kurrë”, tha ajo.

Ndonëse thotë se në fillim kishin martesë të lumtur, gjërat kishin nisur të përkeqësohen kur ajo ishte shtatzënë për herë të parë. “Ai më shtyu poshtë shkallëve kur isha shtatzënë dhe kur linda, ai më tha se e tërë përgjegjësia për ta rritur vajzën ishte e imja”, shtoi gruaja e dënuar me burgim të përjetshëm.

Kur ajo kishte dashur të shkonte në universitet për të studiuar, burri e kishte kundërshtuar. Çifti e kishte nisur një grindje dhe burri kishte shkuar për ta marrë armën, rrëfen ajo.

Ajo kishte arritur t’ia marrë armën dhe thotë se e qëlloi aksidentalisht në pjesën e pasme të kokës. Megjithatë, ajo u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë dhe i është refuzuar shtatë herë kërkesa për falje, shkruan “Daily Mail”./Gazeta Sinjali/