image Rrëfimi i nënës së Rashicës: Duke ikur nga lufta, Miloti më ka rënë në lumë

Futboll

Futboll/ Rrëfimi i nënës së Rashicës: Duke ikur nga lufta, Miloti më ka rënë në lumë

news image

Gjatë ditës së sotshme është publikuar një dokumentar rreth karrierës së Milot Rashicës.

Këtë dokumentar e ka realizuar ish-klubi I Rashicës, Vitesse, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë dokumentar ka folur edhe nëna e yllit të Kosovës, e cila ka treguar ngjarjen se si kishte ikur nga Kosova gjatë kohës së luftës.

‘Miloti ka qenë 2 vjeçar dhe ka pas shumë frikë prej luftës, edhe kur kem shkuar në fshat,pas lumit Miloti më ka ra prej duarve në ujë. Ka qenë shumë e vështirë pasi Miloti ka qarë shumë’, u shprehë ajo.

Dokumentarin mund ta gjeni në Youtube në kanalin zyrtarë të Vitesses./Gazeta Sinjali/