Një grua afgane, Najia ishte në shtëpi së bashku me tre djemtë dhe vajzën e saj kur luftëtarët talebanë trokitën në derën e tyre.
Vajza e Najias, Manizha, 25-vjeçare, e dinte që ata do të vinin, përderisa nëna e saj i kishte treguar se për tre ditë vazhdimisht kishin ardhur dhe kanë kërkuar nga ajo që të gatuante ushqim për 15 ushtarët.
“Nëna ime ime u tha atyre: Jam e varfër, si mund të gatuaj për ju?”, u shpreh vajza 25-vjeçare.
“Menjëherë pas kësaj talibanët filluan ta rrahin! Nëna ime u rrëzua dhe ata e goditën atë me armët e tyre, AK47s”.
Vajza tregoi më tutje se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin, por talebanët u ndalën vetëm para se të hidhnin një granatë në dhomën ngjitur dhe të largoheshin përderisa flakët u përhapën dhe nëna e katër fëmijëve ndërroi jetë nga dhuna.
Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Najias ishte një tragjedi dhe një kërcënim me të cilin përballen tani gratë në të gjithë Afganistanin pas marrjes nën kontroll të kryeqytetit Kabul, nga ana e Talebanëve.
Për këtë histori tragjike, CNN përdori pseudonimet për Najia dhe Manizha, në mënyrë që të ruante identitetin e tyre.