image Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

Histori

Kështu pritej Tito në Kosovë në vitin 1950

news image

“Oral History Kosovo” në profilin e tyre zyrtar në “Instagram”, kanë publikuar fotografi nga vizita e parë që Josip Broz Tito kishte realizuar në Kosovën në majin e vitit 1950.

Siç shkruan OHK, Tito gjatë asaj vizitë kishte ndaluar fillimisht tek miniera e Trepçës dhe më pas kishte vazhduar për në Prishtinë.

“Vizita e parë e Josip Broz Titos në Kosovë ishte më 30 maj, 1950. Së pari në repartet e Minierës së Trepçës, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Atë ditë u bënë pritje të mëdha në gjithandej”, thuhet në përshkrimin e OHK.

Ndërkohë, Tito në Kosovë kishte realizuar vizita edhe në vitet 1967, 1971, 1975 dhe vizitën e fundit në tetorin e vitit 1979.

OHK ndërkohë ka bashngjitur edhe rrëfime të kosovarëve që kanë parë nga afër vizitat e Titos.

“Unë kom pasë rastin edhe me pritë ktu [Grand Hotel] kur ka ardhë Tita. Kati i katërt edhe quhet Rezidenca e Titës edhe sot. Edhe sot quhet Rezidenca e Titës ajo pjesë.”, ka deklaruar Isa Rexha për OHK.