Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Gjilanit, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, të mitur.
Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar me 2 prill rreth orës 08:00 për veprën penale “Dhunë familjare”, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/