Një burrë i cili ishte burgosur për rrahjen e gruas së tij për vdekje para fëmijëve të tyre, është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut këtë javë, përcjell Gazeta Sinjali.
Familja, nga Utah në SHBA, ishte në bordin e anijes Emerald Princess në Alaskë kur Kenneth Manzanares, 43 vjeç, rrahu për vdekje gruan e tij 39-vjeçare Kristy më 25 korrik 2017.
Ai u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë vitin e kaluar dhe u dënua me 30 vjet burg dhe pesë vjet me kusht. Por, më 14 korrik, Manzanares u gjet pa shenja jete në qelinë e tij të burgut në Alaskë rreth orës 7 të mëngjesit.
Departamenti i Korrektimeve në Alaskë tha në një deklaratë se vdekja e tij nuk ishte e lidhur me COVID-19.