image Rrahu njerkën, arrestohet një vajzë në Shtërpcë

Siguri

Rrahu njerkën, arrestohet një vajzë në Shtërpcë

news image

Është arrestuar dje një vajzë nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht njerkën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda policisë, bëjnë të ditur se ajo dhe njerka e saj kanë pasur një zënkë verbale, pas së cilës ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht njerkën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/