Është arrestuar dje një vajzë nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht njerkën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda policisë, bëjnë të ditur se ajo dhe njerka e saj kanë pasur një zënkë verbale, pas së cilës ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht njerkën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka marrë tretman mjekësor./Gazeta Sinjali/