image Rrahu në vazhdimësi gruan e tij, arrestohet një burrë në Kaçanik

Siguri

Rrahu në vazhdimësi gruan e tij, arrestohet një burrë në Kaçanik

news image

Një person është arrestuar dje në fshatin Vatë të komunës së Kaçanikut, pasi dyshohet për veprën penale të dhunës në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se i arrestuari dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur të enjten e javës që lamë pas, ndërsa Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/