Është arrestuar një person në Viti pasi që i njëjti ka sulmuar bashkëshorten dhe djalin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se si pasojë e lëndimeve nga sulmi, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy armë zjarri, një revole me 15 fishekë dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.
I dyshuari për “Dhunë në familje”, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:40, në Viti. /GazetaSinjali/