Një person i gjinisë mashkullore është prangosur dje në Suharekë, pasi siç njofton policia, ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gjyshës së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gjyshes së tij, viktimës femër”, tha policia, transmeton Gazeta Sinjali.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/