image Rrahmani starton për herë të parë te Napoli, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Rrahmani starton për herë të parë te Napoli, publikohen formacionet zyrtare

news image

Udinese dhe Napoli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që e zhvillojnë sot mes vete, shkruan Sinjali Sportiv.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 17-të në Serie A dhe zhvillohet në ‘Dacia Arena’ nga ora 15:00.

Lajmi i mirë kësaj radhe është për Amir Rrahmanin, i cili për herë të parë do luajë nga minuta e parë. Nga fillimi sot është edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Formacioni zyrtar i Udineses: Musso; Becao, Bonifazi, Samir; Molina, De Paul, Arslan, Mandragora, Stryger-Larsen; Pereyra; Lasagna.

Formacioni zyrtar i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Manolas, Rrahmani, Hysaj; Fabian Ruiz, Bakayoko; Lozano, Zielinski, L Insigne; Petagna.

/Sporti në Sinjali/.