image Rrahmani: Nuk do të votojmë asnjë ligj nga MASHTI, pa e larguar udhëzimin administrativ për vajzat me shamia

Politikë

Rrahmani: Nuk do të votojmë asnjë ligj nga MASHTI, pa e larguar udhëzimin administrativ për vajzat me shamia

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka reaguar sërish në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, pas përplasjes gjatë seancës së Kuvendit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku shkak u bë udhëzimin administrativ të cilin ai thotë se ministrja është duke e keqpërdorur, shkruan Gazeta Sinjali.

Rrahmani, anipse nuk dihet se në emër të kujt flet kur thotë “votën tonë”, paralajmëroi se nuk do ta votojnë asnjë ligj që vjen në Kuvend nga kjo Ministri, pa e larguar udhëzim administrativ, të cilin ai e quan diskriminues e të jashtëligjshëm.

“Asnjë LIGJ që vjen në Kuvend nga kjo Ministri, nuk do ta ketë votën tonë pa e larguar këtë udhëzim administrativ diskriminues e të jashtëligjshëm”, shkroi Rrahmani.

https://www.facebook.com/100075937522416/videos/1310476043192147/?cft[0]=AZWgOk1Ehln_FemFzslVbfTTcGOOlzn6HAmkwGjBYAAq936MGCTCaadZ3Udw2ACeXZXGD9m7PTyXG17ArW6SA3OZUS-HGGwnAWvcg-apzgHjwAoyZzx-4lGUm_hNaHoSn8R2mIv74rJ7n3M5FBJZ_HX5ufFFThD78vLJCQ3WqlliLyDPwoeLUh_B4HYKos15Bqw&tn=%2CO

Kujtojmë se, dje, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rrahmani rreth largimit të këtij udhëzimi administrativ pyeti ministren se pse nuk po e largon, duke u interesuar se a mos po ka frikë apo kërcënohet nga dikush.

“Ka tri javë që një vajzë në Pejë nuk është lejuar të shkojë në shkollë. Këto deklarata, unë nuk mund t’i kuptoj pse po i thua. Largoje udhëzimin administrativ që jeni duke e keqpërdor. A po keni frikë a po kërcënoheni nga dikush, apo çfarë keni?”, u shpreh Rrahmani.

/GazetaSinjali/