image Rrahmani përplaset me Nagavcin në Kuvend për nxënësen me shami: A po keni frikë, a po kërcënoheni nga dikush

Politikë

Rrahmani përplaset me Nagavcin në Kuvend për nxënësen me shami: A po keni frikë, a po kërcënoheni nga dikush

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani derisa ishte duke folur për rastin e një nxënëse nga një shkollë në Pejë e cila nuk u lejua të vijojë mësimet për shkak se ishte mbuluar, i propozoi ministres të MASHTI-t ta largojë udhëzimin administrativ të cilin ai thotë se ministrja është duke e keqpërdorur, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rrahmani pyeti ministren “A po keni frikë a po kërcënoheni nga dikush, apo çfarë keni?”, tha ai.

“Ka tri javë që një vajzë në Pejë nuk është lejuar të shkojë në shkollë. Këto deklarata, unë nuk mund t’i kuptoj pse po i thua. Largoje udhëzimin administrativ që jeni duke e keqpërdor. A po keni frikë a po kërcënoheni nga dikush, apo çfarë keni?”, u shpreh Rrahmani.

Në shkollën fillore “Azdreni” në komunën e Pejës, të hënë nxënësit e klasës së tetë bojkotuan mësimin.

Nxënësja. E.L., tashmë nxënëse e klasës së tetë, në Sh.M.U “Asdreni”, në Pejë, ka vendosur mbulesën gjatë pushimeve verore, si dhe me tu kthyer në shkollë për të vijuar mësimin në vitin e ri shkollor, ka hasur në pengesa

Drejtoresha e shkollës, Agime Lajqi, që në ditën e parë bëhet e ditur se i ka thënë se nuk mund të vijojë mësimin me mbulesë.

Për të shkuar tutje, prindërit e të miturës për këtë çështje e kanë autorizuar avokatin Gëzim Baloku.

Ky i fundit i është drejtuar shkollës përkatëse, ku është takuar me drejtoreshën Lajqi, nga e cila e ka kërkuar vendimin me shkrim për përjashtimin e të miturës.

Sipas avokatit Baloku, drejtoresha nuk ia ka dhënë vendimin me shkrim si dhe për të shkuar tutje drejtoresha e ka paraqitur rastin në Policinë e Pejës me pretendimet se është shqetësuar nga avokati Baloku, e ky i fundit më pas është ftuar në polici për deklaratë, këtë e ka konfirmuar vetë avokati.

Peja në Fokus, e ka kontaktuar edhe vetë drejtoreshën Lajqi për të marrë qëndrimin e saj për këtë ngjarje, por ajo është e paqasshme në numrin që redaksia e posedon.

Pas kësaj, Peja në Fokus ka kontaktuar me drejtorin e Drejtoratit për Arsim në Pejë, Naser Gega, i cili e ka konfirmuar se nga familja në fjalë qysh para fillimit të vitit shkollor, ka pasur kërkesë për lejimin e vijimit të mësimit të vajzës E.L, sikurse edhe për një rast tjetër të një nxënëse të shkollës së Mesme Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, së cilës po ashtu iu është ndaluar vijimi i mësimit nga drejtori i asaj shkolle.

Sipas drejtorit Gega, me Ligjin e arsimit fillor dhe të mesmen, nuk lejohet vijimi i mësimit me mbulesë, ndërsa ka shtuar që këto çështje do të diskutohen ditën e hënë.

Gega është i vetëdijshëm se më herët ka pasur raste kur nxënset e mbuluara kanë vijuar mësimin, por ajo është bërë nën vullnetin e drejtuesve të shkollave, ndërsa ai ka shtuar se nuk ka kompetencë për ta lejuar një gjë të tillë sepse sipas tij e ndalon Udhëzimi Administrativ.

Kurse, lidhur me denoncimin e av.Baloku nga ana e drejtoreshës, Gega ka thënë se nuk është i njoftuar për këtë ngjarje.

/GazetaSinjali/