image Rrahmani i bën thirrje Kurtit: Koordinim i plotë me SHBA-të

Politikë

Rrahmani i bën thirrje Kurtit: Koordinim i plotë me SHBA-të

news image

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka bërë një status të shkurtër, por interesant, megjithatë. Ai ka shkruar se duhet koordinim i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I shkruar në një kohë të përplasjeve mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së, duket se Rrahmani i ka dërguar një kërkesë publike z.Kurtit, të cilën e ka shef në parti.

“Koordinim i plotë me SHBA-të!”, shkroi shkurtër z.Rrahmani.

Kujtojmë që Rrahmani herë pas herë ka pasur qëndrime më ndryshe nga linja e partisë së tij, pra LVV-së. Madje, ai ishte njëri ndër deputetët që kishte votuar kundër projekt-kodit civil, që parashihte bashkësitë civile të seksit të njëjtë.

Megjithatë, z.Rrahmani dje i doli në krah Kurtit.

“Kur është ne pyetje integriteti, sovraniteti dhe interesat e Republikës së Kosovës, çdo herë në mbështetje të plotë e pa rezeverë për Kryeministrin e secilin që mbronë interesat shtetërore të RKS-së.”, shkroi dje z.Rrahmani.

/GazetaSinjali/