image Rrahmani flet për fillimin në Napoli: Më kritikuan se jam i Kosovës

Futboll

Rrahmani flet për fillimin në Napoli: Më kritikuan se jam i Kosovës

news image

Amir Rrahmani po shkëlqen ndeshjet e fundit në Serinë A me Napolin, ku madje dhe shënoi në fitoren 4-1 ndaj Saleritanës.

Në një intervistë për mediat vendase, e cili pritet të dalë e plotë së shpejti, 27 vjeçari foli për një moment ku fansat e kritikuan.

“Kritikat për gabimin e vitit të kaluar në Udine? Mendoj se ato reagime për mua erdhën si pasojë se jam kosovar. Shteti im nuk është i famshëm dhe ata më harrojnë mua”.

“Nuk dua të flas për të sepse jam bërë supersticioz” ka thënë kapiteni i Kosovës.

Këtë sezon futbollisti nga Prishtina po shkëlqen me fanellën e Napolit, ku është titullar i padiskutueshëm, si dhe një prej më meritorëve pse skuadra vazhdon të jetë në garë për titull.

/Gazeta Sinjali Sporti/