image Rrahmani flet pas fitorës së Kosovës

Futboll

Rrahmani flet pas fitorës së Kosovës

news image

Përfaqësuesja e Kosovës sot ka shënuar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kosova mposhti Republikën e Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat përfundimtar 2:1.

Pas kësaj ndeshje ka folur edhe kapiteni i sotëm i skuadrës, Amir Rrahmani, i cili ka thënë se përfaqësuesja ka treguar që është e gatshme të përballet me të gjithë.

“Çekia ka qenë konkurrente me Anglinë. Ne treguam se jemi gati të luftojmë me të gjithë”, u shpreh Rrahmani.

Më tutje, ai tha se do të luftojnë për rezultat pozitiv me Anglinë.

“Në Angli do të luftojmë për rezultat pozitiv. Do të japim maksimumin të gjithë”./Sinjali/