image Rrahje në qendër të Mitrovicës, lëndohet një person

Siguri

Rrahje në qendër të Mitrovicës, lëndohet një person

news image

Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 18 në sheshin “Mehë Uka”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga kjo rrahje i lënduar ka mbetur një person dhe është arrestuar një tjetër.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një rrahje e ndodhur në sheshin ” Mehë Uka” në Mitrovicë. Si pasojë e rrahjes një  person ka pësuar lendime i cili është dërguar për tretman mjeksor. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, rasti është duke u trajtuar nga hetusit policorë”, tha Zahiti.

/Gazeta Sinjali/