Një rrahje ka ndodhur dje në Prizren, një person ka sulmuar fizikisht tre të tjerë , në mesin e tyre edhe një femër, raporton Sinjali.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht tri viktima: një femër dhe dy meshkuj, prej të cilave njërës viktimë femër i ka shkaktuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia./Sinjali/