image Rrahje në Pejë, arrestohen dy të dyshuar

Siguri

Rrahje në Pejë, arrestohen dy të dyshuar

news image

Një 27 vjeçar me inicialet E.E. dhe një 53 vjeçar me inicialet Q.E., janë arrestuar dje në fshatin Jabllanicë të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Stacioni Policor në Pejë njofton se të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar një person të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Pas një fjalosje me të dyshuarin e parë, viktima goditet disa herë me grushte dhe i shkaktohen lëndime të dukshme në fytyrë i dyshuari  largohet nga vendi i ngjarjes, më pas sulmohet edhe nga i  dyshuari i dytë i cili del nga vetura dhe me një pjesë të armës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime“, thuhet në njoftim.

Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ka bastisur shtëpinë e personave tё dyshuar, ku ka gjetur dhe konfiskuar një armё e ashtuquajtur (sharc), një karikator i armёs AK-47, tridhjetё fishekё të armës AK-47, dy kondak të drurit të armës, tri palë dylbi të armës.

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetuesve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48- orë./GazetaSinjali/