Një rrahje mes tre personave ka ndodhur në një kafeteri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 22:30, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e rrahjes, dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një rrahje mes tre personave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në një kafeteri në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Janë dy të lënduar lehtë. Një person është intervistuar si i dyshuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, tha Zahiti. /Gazeta Sinjali/